Ndërlidhjet

DnV: 41 raste të përdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale


Ilustrim
Ilustrim
Subjektet kryesore politike në Kosovë po përdorin resurset publike për qëllim të mbledhjes së votave, është vlerësimi që ka bërë më 2 qershor në Prishtinë, koalicioni i OJQ-ve monitoruese, “Demokracia në Veprim”.

“Deri më tani vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar 41 raste të përdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale. Veturat zyrtare janë hasur gjatë aktiviteteve parazgjedhore kryesisht nga subjektet politike në pushtet. Nga 41 rastet e raportuara 15 prej tyre janë përdorur nga PDK apo 36.5% të rasteve, në 9 raste nga AKR, 7 nga LDK si dhe 6 nga AAK”, konfirmohet në komunikatën e lëshuar pas konferencës.

Komunikata vazhdon më tej duke njoftuar se ka pasur raste kur edhe punonjësit e institcioneve publike shëndetësore kanë ndërprerë punën për shkak të aktiviteteve parazgjedhore.

“Janë raportuar dy raste ku për shkak të fushatës është ndërprerë puna e spitaleve, në Mitrovicë dhe Gjakovë. Në Mitrovicë për shkak të aktiviteteve elektorale të kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi në këtë qytet, udhëheqësit e spitalit kanë urdhëruar mbylljen e tij. Kurse në Gjakovë gjatë vizitës që Thaçi i ka bërë spitalit, është ndërprerë puna e këtij institucioni”, thuhet më tutje në këtë komunikatë.

Vlerësimet e tjera që DNV ka bërë është edhe vlerësimi se propozimi për rinumërimin e të gjitha votave në Qëndrën e Numërimit dhe Rezultateve “nuk ka bazë ligjore”.

Koalicioni i OJQ-ve monitoruese të zgjedhjeve gjithashtu vlerëson se fushata deri më tash është mbajtur e qetë dhe pa ndonjë incident të shënuar, ndonëse problem “mos lajmërimi i aktiviteteve të subjekteve politike në KKZ”.

DNV gjithashtu është e shqetësuar me pjesëmarrjen e grave në tubime parazgjedhore, pasi në 89 organizime të tilla deri më tash, pjesëmarrja e grave është vetëm 5 %.

Ndërkaq, paralajmërimeve të subjekteve politike të serbëve në veri për bojkotimin e zgjedhjeve të 8 qershorit sipas “Demokracia në Veprim” do të dëmtonte interesat e qytetarëve të kësaj pjesë të Kosovës.
XS
SM
MD
LG