Ndërlidhjet

Pakistan: Pa certifikatë, vaksinimi bëhet në kufi


Ilustrim
Ilustrim
Të gjithë pasagjerët që largohen nga Pakistani duhet të mbajnë me vete certifikatat që verifikojnë se e kanë bërë vaksinën kundër poliomelitit. Në të kundërtën, vaksinimi bëhet në kalimet kufitare.

Kjo rregullore ka hyrë në fuqi më 1 qershor.

Qendrat obligative të imunitetit për udhëtarë janë krijuar nëpër aeroporte të Pakistanit dhe kalimet kufitare tokësore prej mesit të muajit maj.

Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi ka njoftuar se restriksionet janë në linj me vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që këshillon udhëtarët e të gjitha mosave, duke përfshirë edhe gratë shtatëzëna që të vaksinohen prej 1 qershorit.

OBSh ka njoftuar në maj se përhapja e poliomeliti mund të përkeqësohet dhe të shkatërroj rreth 30 vjet punë për zhdukjen e kësaj sëmundjeje.

Njoftimi identifikonte Pakistanin, Sirinë dhe Kamerunin si vendet që e kanë lejuar përhapjen e virusit përtej kufinjëve të tyre.
XS
SM
MD
LG