Ndërlidhjet

logo-print

10 viktima të reja nga sulmi me bombë në Homs të Sirisë


Ilustrim

Ilustrim

Media shtetërore siriane ka raportuar se një sulm me veturë bombë ka vrarë së paku 10 persona në krahinën qëndrore të Homsit.

Televizioni shtetëror raporton se shpërthimi i 2 qershorit ka shkaktuar dëme të mëdha në shtëpitë që gjenden afër vendit të ngjarjes.

Raportimi i medias shtetërore fajëson “terroristët” për sulmin, term ky që përdoret nga qeveria për rebelët që luftojnë për largimin e presidentit Bashar al Assad nga pushteti.

Zona e goditur nga bomba kontrollohet nga forcat qeveritare.

Sulmi me bombë ndodhi një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, zgjedhje këto që do të mbahen nëpër zonat që kontrollohen nga qeveria.

Assadi sipas të gjitha gjasave do ta fitojë mandatin e tretë shtatë vjeçar më 3 qershor.

Opozita siriane dhe aleatët perëndimor e kanë denoncuar votimin si tallje me vendin i cili është shkatërruar nga lufta civile.
XS
SM
MD
LG