Ndërlidhjet

16 të vrarë gjatë luftimeve në Libi


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 16 persona raportohet se janë vrarë gjatë luftimeve në mes të islamistëve dhe trupave që e përkrahin një gjenerali të vetëshpallur, në Begazi të Libisë

Zyrtarët e dy spitaleve në këtë qytet lindor kanë thënë se së paku 11 ushtarë dhe pesë civilë janë vrarë dhe 26 persona janë lënduar.

Përleshjet kanë filluar kur islamistët e kanë sulmuar një bazë të forcave ajrore që janë lojale ndaj një gjenerali të vetëshpallur, Khalifa Haftar, i cili kishte filluar ofensivë kundër islamistëve në Libi, muajin e kaluar.

Në grupin e islamistëve përfshihen grupe kryengritsish të Ansar al Sharia, të cilët përpiqen të instalojnë sheriatin në këtë shtet.

Koloneli Saad al Verfelli, ka thënë se militantët e Ansar al Sharias, dhe luftetarët e dy grupeve të tjera islamike e kanë “bombarduar” bazën ushtarake.

Verfelli ka thënë se Forcat Ajrore të Libisë, janë kundërpërgjigjur me sulme ajrore ndaj sulmuesve.
XS
SM
MD
LG