Ndërlidhjet

SHBA: Propozohen rregulla të reja për emetimin e karbonit


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e SHBA-ve ka propozuar që të urdhërojë shtetet amerikane që të reduktojnë emetimin e gazit të karbonit nga centralet elektrike në territorin amerikan për 30 % para vitit 2030.

Agjencia e Mbrojtjes së Ambientit, (EPA) e ka paraqitur propozimin më 2 qershor që konsiderohet edhe veprimi më ambicioz i presidentit Barack Obama deri më tash sa i përket ndryshimeve klimatike.

Sipas këtij plani, shtetet amerikane do të kenë kohë deri më 2017 që të dorëzojnë planet për ndalimin e ndotjes së ambientit nga centralet elektrike.

Vendimi i propozuar, që pritet të finalizohet vitin e ardhshëm, mesiguri se të sulmohet nga ligjvënësit e Kongresit amerikan që përfaqësojnë shtetet që prodhojnë energji.

Centralet elektrike janë burimi më i madh prej nga emetohen gazra të serës në SHBA. Sipas llogaritjeve të bëra, konsiderohet se një e treta e emetimeve të gazrave në vjet bëhet nga centralet elektrike, diçka që e bën Amerikën numrin dy në botë si kontribues në ngorhjen globale.
XS
SM
MD
LG