Ndërlidhjet

Rusia e akuzon NATO-n për dhunën në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

I dërguari rus në NATO, e ka akuzuar aleancën veri-atlantike për inkurajimin e përdorimit të forcës nga qeveria ukrainase në lindje të këtij shteti dhe pengimin e përpjekjeve për të gjetur zgjidhje paqësore për krizën.

Aleksandr Grushko është takuar me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel më 2 qershor.

Agjencitë e lajmeve ruse e kanë cituar Grushkon duke thënë se aktivitetet e paprecedent nga aleanca në afërsi të kufirit me rus po shtojnë tensionet dhe mund të minojnë marrëveshjen për sigurisë që është në fuqi.

Një nga zëdhënëset e NATO-s, ndërkohë ka thënë që qëndrimet e NATO-s dhe Rusisë për krizën në Ukrainë, mbetën “fundamentalisht të kundërta”.

Ambasadorët e NATO-s i kanë bërë thirrje Rusisë që të angazhohet në mënyrë konstruktive me presidentin e sapo zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko dhe të “ndalojë së përkrahuri separatistët e armatosur” në Ukrainë.

Ky është takimi i parë që ambasadorët e NATO-s e kanë pasur me të dërguarin rus prej muajit mars.
XS
SM
MD
LG