Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet shqiptari me 52 kg marihuanë


Ilustrim

Ilustrim

Policia kroate ka njoftuar të hënën se në pikën e kalimit kufitar të Karasoviqit e ka arrestuar një qytetar të Shqipërisë në automjetin e të cilit janë gjetur 52 kg marihuanë.

Vlera e drogës së konfiskuar është 330 mijë euro.

Në komunikatën e policisë së qarkut Dubrovnik-Neretva, thuhet se në veturën me regjistrim të Shqipërisë dhe të cilës i jepte një 26 vjeçar shqiptar, janë gjetur 46 pako me drogë.

Shoferi është arrestuar dhe sot i është dorëzuar mbikqyrësve të paraburgimit të departamentit të policisë së qarkut Dubrovnik-Neretva.
XS
SM
MD
LG