Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Stuhi e fuqishme me shpejtësi 110 km


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Së paku katër persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë lënduar kur një stuhi pluhuri e goditi kryeqytetin iranian, Teheran.

Agjencitë e lajmeve iraniane kanë raportuar se stuhia pati fuqi 110 km për orë.

Stuhia shkaktoj ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike dhe dëmtoi pemët.

Televizioni shtetëror ka thënë se stuhia e pluhurit gjithashtu detyroj anulimin e disa fluturimeve ndërkombëtare si dhe aksident në pjesën jugore të autostradës së kryeqytetit ku u përfshinë 20 vetura.

Autoritetet iu kanë kërkuar fëmilve, personave të moshuar dhe atyre që kanë probleme me zemrën që të rrijnë brenda shtëpive të tyre.

Raportohet se stuhi të fuqishme e kanë goditur edhe pjesën qëndrore të Iranit, por nuk është lajmëruar për viktima.
XS
SM
MD
LG