Ndërlidhjet

Nadal falenderon mbretin spanjoll


Mbreti spanjoll, Juan Carlos (Arkiv)
Mbreti spanjoll, Juan Carlos (Arkiv)
Një nga tenistët më të mirë në botë, Rafael Nadal, e ka falenderuar mbretin spanjoll, Juan Carlos pasi ky i fundit vendosi t’ia dorëzojë fronin djalit të tij, Princit Felipe.

Disa orë pasi Carlos njoftoj se po tërhiqet prej fronit, Nadal fitoj ndeshjen e 63-të në "French Open" duke kaluar kështu në çerek finale, për të nëntën herë në një dekadë.

Nadal deklaroj se “e vetmja gjë që unë mund të bëj është ta falenderojë madhërinë e tij, mbretin, për të gjitha ato që i ka bërë këto vite”.

Mbreti i cili mbushi 76 vjeç në janar, gjatë një fjalimi që i drejtohej kombit spanjoll, tregoj se djali i tij 46 vjeçar, Princi Felipe, është i gatshëm ta marrë fronin dhe me këtë “të hapë një epokë të re”.
XS
SM
MD
LG