Ndërlidhjet

Administrata Obama reagon ndaj kritikave të republikanëve


Denis McDonough, shefi i stafit të presidentit amerikan, Barack Obama
Denis McDonough, shefi i stafit të presidentit amerikan, Barack Obama
Denis McDonough, shefi i stafit të presidentit amerikan, Barack Obama, ka reaguar ndaj kritikave të republikanëve duke thënë se administrata amerikane është konsultuar me Kongresin për këmbimin e të burgosurve të Guantanamos me ushtarin amerikan që mbahej peng nga talibanët.

Rreshteri i ushtrisë amerikane, Bowe Bergdahl është liruar më 31 maj pasi u mbajt për pesë vjet peng nga talibanët, sipas një marrëveshjeje që gjithashtu përfshinte transferimin e pesë pjesëtarëve të këtij grupi radikal nga burgu amerikan në Guantanamo për në Katar.

Duke folur në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Vashington, McDonough ka thënë: “Ne jemi konsultuar me pjesëtarë të Kongresit rreth kësaj përpjekjeje, duke përfshirë edhe transferimin potencial të pesë të burgosurve nga Guantanamo për vite të tëra”.

Ai ka shtuar se edhe vet ka marrë pjesë në konsultime të tilla dhe se lirimi i pesë talibanëve nuk duhet të jetë “befasi”.

Disa politikanë republikanë vlerësojnë se lirimi i të arrestuarve ka shkelur ligjin sepse Kongresi është dashur të njoftohet për veprimin.
XS
SM
MD
LG