Ndërlidhjet

logo-print

KS nuk mbështet rezolutën ruse për Ukrainën


Këshilli i Sigurimit - foto arkivi

Këshilli i Sigurimit - foto arkivi

Një rezolutë ruse, e cila bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në lindje të Ukrainës dhe për një korridor humanitar, ka hasur në përgjigje të ftohta në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Moska ka paraqitur rezolutën në kohën e luftimeve të vazhdueshme midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.

Ambasadori britanik, Mark Lyall Grant, u ka thënë gazetarëve, pas konsultimeve me dyer të mbyllura, se ka pasur pak mbështetje për rezolutën.

Në lindje të Ukrainës, së paku dy persona janë vrarë të hënën në rajonin e Luhanskut, i cili kontrollohet nga separatistët.
XS
SM
MD
LG