Ndërlidhjet

SHBA: Rusia vazhdon të mbështesë rebelët në Ukrainë


Sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew.

Sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew.

Sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew, ka thënë se Rusia është duke vazhduar mbështetjen për rebelët në Ukrainë.

“Ka prova se Rusia vazhdon të lejojë lëvizjen e lirë të armëve, fondeve dhe luftëtarëve përtej kufijve të saj dhe hapat e ardhshëm të presidentit Putin nuk janë ende të qarta”, ka thënë Lew.

Ai i ka bërë këto komente pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se Rusia ka larguar mijëra trupa nga kufiri me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG