Ndërlidhjet

Një shtetas rus akuzohet për sulme kibernetike


Ilustrim
Ilustrim
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar një shtetas rus se fshihet pas një sulmi kibernetik, i cili ka prekur qindra mijëra individë dhe biznese në disa vende.

Evgeniy Bogachev akuzohet për përfshirje në sulmet në më shumë se një milion kompjuterë.

Akuzat vijnë pasi autoritetet kanë marrë kontrollin e një programi, i cili është përdorur për të vjedhur të dhëna personale dhe financiare.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Drejtësisë ka thënë se bashkëpunimi me zyrtarët rusë ka qenë “prdouktiv”.

Akuzat kundër Bogachevit përfshijnë konspiracionin, mashtrimin kompjuterik dhe pastrimin e parave.
XS
SM
MD
LG