Ndërlidhjet

logo-print

Vdes në aksident një ministër i Indisë


Gopinath Munde

Gopinath Munde

Ministri i sapoemëruar i Indisë për çështje rurale, Gopinath Munde, ka vdekur në një aksident me makinë në Nju Delhi.

Munde, 64 vjeç, ka qenë rrugës për në aeroport, kur makina e tij është goditur nga një automjet tjetër.

Ai ka ndërruar jetë pas pak kohe në spital.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, e ka cilësuar vdekjen e tij si humbje të madhe për kombin dhe qeverinë.

Mbi 100,000 njerëz vdesin çdo vit në aksidentet rrugore në Indi.
XS
SM
MD
LG