Ndërlidhjet

SHBA mbyll zyrtarisht bazën në Kirgizi


Manas

Manas

Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur sot zyrtarisht bazën ajrore Manas në Kirgizi.

Ambasadorja e SHBA-së në Kirgizi, Pamela Spratlen, ka thënë se anëtarët e fundit të stafit do të largohen këtë javë.

Trupat amerikane kanë përdorur bazën Manas qysh në dhjetor të vitit 2001 për të mbështetur operacionet në Afganistan.

Prania e trupave të SHBA-së në Manas ka irrituar Kinën, e cila kufizohet me Kirgizinë, pasi Pekini e sheh Azinë Qendrore si sferë të influencës së tij.

Qiraja e SHBA-së për përdorimin e bazës Manas do të skadonte më 11 korrik të këtij viti.
XS
SM
MD
LG