Ndërlidhjet

Gazpromi zvogëlon dërgesat për Evropën


Ilustrim
Ilustrim
Gjiganti rus i gazit, Gazprom, planifikon të transoportojë më pak gaz në Evropë këtë vit.

Gazprom ka thënë se do të eksportojë rreth 158.4 miliardë metra kub të gazit gjatë vitit 2014, që është më pak se 161 miliardë metra kub që ka dërguar në Evropë në vitin 2013.

Shifrat e Gazpromit vijnë derisa kompania po zhvillon bisedime me Ukrainën në lidhje me furnizimet dhe çmimin.

Gazpromi kërkon na Kievi që të paguajë rreth 485 dollarë për 1,000 metra kub.

Autoritetet ukrainase thonë se ky çmim është tejet i lartë.
XS
SM
MD
LG