Ndërlidhjet

Obama zotohet për sigurinë e Polonisë


Obama në Varshavë

Obama në Varshavë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, duke folur në Varshavë, ka thënë se angazhimi i Uashingtonit për sigurinë e Polonisë, si dhe për sigurinë e gjithë aleatëve në Evropën Qendrore dhe Lindore, është i rëndësishëm për vetë sigurinë e SHBA-së.

Ai e ka cilësuar këtë angazhim si të shenjtë, duke thënë se kriza në Ukrainë e ka bërë të nevojshme një prani të shtuar ushtarake të SHBA-së në Poloni.

Obama i ka bërë këto komente menjëherë pas arritjes në kryeqytetin polak, që është edhe ndalesa e parë e tij në turneun evropian.

Obama do të qëndrojë edhe në Belgjikë e Francë.
XS
SM
MD
LG