Ndërlidhjet

Jahjaga për fuqizimin ekonomik të gruas


Prishtinë, 3 qershor 2014.

Prishtinë, 3 qershor 2014.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se fuqizimi ekonomik i grave do të sillte fuqizimin e tyre në politikë dhe vendimmarrje.

Sipas saj, investimi në grua është investim në vizionin e vendit dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, mirëqenien sociale dhe zhvillimin demokratik të secilit shtet.

Jahjaga i ka bërë këto komente në konferencën “Gratë dhe Biznesi”, në Prishtinë.

“Ne duhet të dëshmojmë përkushtimin dhe seriozitetin tonë si shoqëri, për të garantuar pjesëmarrjen aktive të vajzave dhe grave në çdo fushë të jetës dhe të shoqërisë sonë, duke e vlerësuar atë si pjesë të pandashme për arritjen e qëndrueshmërisë ekonomike, progresit shoqëror dhe përmbushjes së parimeve të demokracisë”, ka thënë pos tjerash Jahjaga.
XS
SM
MD
LG