Ndërlidhjet

SHBA planifikon të rrisë mbrojtjen në Evropë


Presidenti Obama në Varshavë
Presidenti Obama në Varshavë
Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do t’i bëjë thirrje Kongresit që të mbështesë një Iniciativë Evropiane për Sigurinë, në vlerë prej 1 miliard dollarësh, për të shtuar rotacionet ushtarake të SHBA-së në Evropë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se SHBA-ja është duke rishikuar forcat e saj ushtarake në Evropë në dritën e “sfidave të reja të sigurisë në kontinent”.

Njoftimi vjen në kohën kur Obama po qëndron në Varshavë.

Polonia është ndalesa e tij e parë në turneun evropian, që do të përfshijë edhe Belgjikën e Francën.
XS
SM
MD
LG