Ndërlidhjet

Vuçiq do merret me ankesën e OSBE-së për cenzurë


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (Arkiv)
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (Arkiv)
Përfaqësuesja e OSBE-së, për liri të mediave ka thënë se ajo dhe kryeministri i Serbisë, Aleksadar Vuçiq kanë zhvilluar një “bisedë konstruktive” sa i përket situatës së mediave në Serbi.

Përmes një komunikate të lëshuar më 2 qershor, Dunja Mijatoviq, ka thënë se Vuçiq e ka siguruar atë se “ai personalisht dhe qeveria e tij do t’i trajtojnë” çështjet që kanë të bëjnë me cenzurën në media.

Më 27 maj, Mijatoviq, i ka kritikuar autoritetet serbe se po “ndërhyjnë në punën e mediave online”.

Mijatoviq ka thënë se faqe të tëra janë hequr prej internetit në Serbi, blogët janë cenzuruar dhe disa individë janë arrestuar apo janë marr në pyetje me dyshimin se kanë nxitur panik gjatë vërshimeve të muajit maj.

Vuçiq ka dërguar një letër më 2 qershor në OSBE duke kërkuar që t’i kërkohet falje për komentet e Mijatoviqit apo të ofrohet dëshmi që e verifikon cenzurën.
XS
SM
MD
LG