Ndërlidhjet

Osetia Jugore mund t’i bashkohet Rusisë


Leonid Tibilov, Udhëheqësi de fakto i Osetisë Jugore, (Arkiv)
Leonid Tibilov, Udhëheqësi de fakto i Osetisë Jugore, (Arkiv)
Presidenti de fakto i rajonit separatist gjeorgjian të Osetisë Jugore, ka thënë se ai nuk e përjashton bashkimin e këtij territori me Federatën Ruse.

Leonid Tibilov ka thënë më 2 qershor se integrimi i Osetisë Jugore “është një fazë e përgatitjes serioze në zgjidhjen e çështjes së bashkimit me Rusinë”.

Tibilov ka shtuar se kur të vij “koha e duhur”, “populli i ndarë i Osetisë Jugore do të unifikohet” me Osetinë Veriore, që është pjesë e Federatës Ruse.

Rajoni është de fakto i pavarur prej Gjeorgjisë prej gushtit të vitit 2008, kur Rusia e ka njohur Osetinë Jugore dhe rajonit tjetër separatist të Abkhazisë, si shtete të pavarura pasi kanë mundur trupat gjeorgjiane gjatë një lufte të shkurtër.

Prej asaj kohe, Rusia vazhdon të mbaj forca ushtarake në të dy rajonet separatiste.
Gjeorgjia i konsideron të dyja territoret separatiste si pjesë të shtetit të saj.
XS
SM
MD
LG