Ndërlidhjet

Britani: Arrestohet një politikan pakistanez


Altaf Hussain (Arkiv)

Altaf Hussain (Arkiv)

Policia britanike e ka arrestuar liderin në ekzil të një partie politike pakistaneze me akuzën për pastrim të parave.

Shërbimi i Radios Evropa e Lirë në Pakistan ka raportuar më 3 qershor se Altaf Hussain është arrestuar në Londër, pasi policia britanike ka bastisur shtëpinë e tij.

Hussain është lideri i "Lëvizjes Muhajir Qaumi" me bazë në Karaçi.

Ai ka qenë duke jetuar në Londër në vet-ekzil prej mesit të viteve të 90-ta.

Subjekti i tij politik e ka udhëhequr Karaçin ndërsa ka organizuar disa demonstrata masive ku kërkohej që autoritetet pakistaneze t’ia lëshonin një pasaportë të re dhe t’ia lejonin të kthehej në vendin e tij.

Hussain e ka marr nënshtetësinë britanike gjatë kohës sa ka jetuar në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG