Ndërlidhjet

Vuçiq dhe Lista Serbe bisedojnë sot për zgjedhjet e 8 qershorit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se sot do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës me të cilët do të bisedojë rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit në Kosovë.

“Nuk besoj që vendimet e Komisionit Qëndror Zgjedhor të Kosovës janë të mençura, njejtë siç nuk mendoj që është e mençur mosdalja e serbëve në zgjedhje. Megjithatë, ne nuk do i lëm përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë që vetëm të marrin vendim për këtë pa bisedime me Beogradin”, iu ka thënë Vuçiq gazetarëve në Beograd.

KQZ e Kosovës ka vendosur simbolet shtetërore kosovare në fleta të votimit, dhe për këtë shkak Lista Serbe ka vendosur ta ngrijë fushatën parazgjedhore të saj.
XS
SM
MD
LG