Ndërlidhjet

logo-print

Arrestimi i Hussainit nxit protesta të dhunshme


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Karaçi pas njoftimit se Altaf Hussian, lideri i “Lëvizjes Muhajir Qaumi”, është arrestuar në Londër.

Autobusë, biçikleta dhe një veturë janë djegur në qytetin që konsiderohet si bastion i kësaj partie.

Një nga udhëheqësit kryesor të këtij subjekti politik, Khawaja Izhar ul Hassan iu ka kërkuar protestuesve që “të mbesin të qetë, paqësor dhe të unifikuar” si dhe ka thënë se partia politike nuk inkurajon aktivitete ilegale.

Dhuna filloj kur u raportua se Hussain u arrestua pasi shtëpia e tij në Londër është bastisur nga policia.

Më herët është raportuar se arrestimi i Hussainit ka të bëjë me dyshimin se ai është i përfshirë në pastrimin e parave.

Ai jeton në Britani prej mesit të viteve të 90-ta.

Subjekti i tij politik ishte formuar për të garantuar të drejtat e popullatës që flet gjuhën Urdu në Karaçi.
XS
SM
MD
LG