Ndërlidhjet

“YouTube” do të lejohet sërish në Turqi


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Rregullatori i telekomit në Turqi, të martën, ka hequr nga faqja e vet e internetit një urdhër zyrtar që bllokonte çasjen në “YouTube” pasi një gjykatë e lartë e këtij vendi deklaroj që urdhëri i kryeministrit turk, Tayyip Erdogan është shkelje e të drejtave.

Rrjeti social për shpërndarjen e videove do të jetë i hapur për përdorim në Turqi nga mbrëmja e sotme, një zyrtar i zyrës së kryeministrit turk i ka thënë “Reutersit”.

Ndalimi i përdorimit të “YouTube” dhe “Twitter” u vendos pasi u publikuan audio regjistrime që supozohet se zbulonin korrupcionin në rrjetin e brendshëm të Erdoganit.

Ndalimi i përdorimit të “Twitterit” është hequr në muajin prill.
XS
SM
MD
LG