Ndërlidhjet

Granti i Objektivave Zhvillimore rritet për 2 milionë dollarë


Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, nënshkruan amandamentimin e marrëveshjes për Grantin e Objektivave Zhvillimore" me Drejtoreshen e USAID-it per Kosoven, Maureen A. Shauket
Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, nënshkruan amandamentimin e marrëveshjes për Grantin e Objektivave Zhvillimore" me Drejtoreshen e USAID-it per Kosoven, Maureen A. Shauket
Marrëveshjes për Grantin e Objektivave Zhvillimore e cila ishte nënshkruar në vitin 2013 në mes të Kosovës dhe SHBA, i janë shtuar edhe 2 milionë dollarë të tjerë.

Amandamentimi i kësaj marrëveshje është nënshkruar më 3 qershor në mes të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Drejtoreshës së USAID-it, Maureen A. Sahuket.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Presidentes Jahjaga përmes një komunikate ku ndër të tjera thuhet se “fondet nga kjo marrëveshjeje janë duke u përdorur për aktivitete në fushat e sundimit të ligjit dhe qeverisjes, aktivitete për rritjen e investimeve dhe punësimin në sektorin privat, si dhe programe për përmirësimin e kapitalit njerëzor në Kosovë. Amendamentimi siguron një rritje të vlerës në shumë prej 2,000,000 dollarësh amerikanë dhe modifikimit të buxhetit në përputhje me këtë”.

Shuma e shtuar e çon vlerën totale të marrëveshjes deri në rreth 41 milionë dollarë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e vlerësoi tepër të rëndësishme përkrahjen e Qeverisë amerikane përmes USAID-it. Ajo tha se me këtë marrëveshje SHBA-të dëshmojnë përkushtimin e tyre për zhvillimin e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe ekonomisë”, thuhet në fund të komunikatës së Presidencës.
XS
SM
MD
LG