Ndërlidhjet

logo-print

BE i kërkoj Bullgarisë ta suspendojë projektin rus


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Antoine Colombani, gjatë një konference të mbajtur më 3 qershor në Bruksel, e ka sqaruar qëndrimin e Bashkimit Evropian i cili i ka kërkuar Bullgarisë që ta ndalojë punën në një projekt të tubacionit të gazit me kompaninë ruse “Gazprom”.

Kërkesa e BE-së është bërë pasi kjo e fundit ka vlerësuar se projekti nuk përshtatet me rregulloret e BE-së.

"Ajo çfarë kemi bërë ne është dërgimi i një letre si njoftim formal, që është edhe hap në procedurat e shkeljes. Pra, ne formalisht kemi kërkuar informacion prej autoriteteve bullgare dhe derisa këto diskutime me autoritetet atje po ndodhin, dhe derisa arrihet përshtatja e plotë me ligjin e BE-së, ne gjithashtu kemi kërkuar prej tyre që ta suspendojnë projektin”, ka thënë Colombani.
XS
SM
MD
LG