Ndërlidhjet

Putin e Merkel takohen në Francë më 6 qershor


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohen këtë javë në margjinat e shënimit të 70 vjetorit të “Ditës D” që eventualisht çoi deri te fitorja e forcave aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një nga zëdhënëset e qeverisë gjermane ka thënë se Merkel dhe Putin kanë diskutuar më 3 qershor përmes telefonit për situatën në Ukrainë dhe janë pajtuar që ta vazhdojnë bisedimet më 6 qershor kur të dy liderët do të marrin pjesë në ngjarjen që shënohet në Francë.

Zëdhënësja ka thënë se bisedimet do të koncetronhen në masat që do të mund të stabilizonin situatën në Ukrainë.

Kremlini e ka konfirmuar që në Francë, Putini do të takohet me presidentin francez, Francoise Hollande dhe do të bisedojë edhe me kryeministrin britanik, David Cameron.

Këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov, ka thënë se nuk ka ndonjë takim të planifikuar me presidentin amerikan, Barack Obama.
XS
SM
MD
LG