Ndërlidhjet

Rritet numri i të infektuarve me VRLM


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Arabia Saudite ka njoftuar se rishikimi i të dhënave ka identifikuar 113 raste shtesë të pacientëve me Virusin Respirator të Lindjes së Mesme.

Media shtetërore raporton më 3 qershor se autoritetet mbretërore kanë regjistruar një total prej 688 infektimeve të konfirmuara dhe 282 raste kur pacientët e kanë humbur jetën nga VRLM.

Nga personat e infektuar, 53 pacientë janë ende duke u trajtuar.

Virusi është përhapur në të gjithë botën prej zbulimit të tij para dy vjetësh.

Arabia Saudite ka qenë epiqendra e kësaj sëmundjeje.

Më 29 maj, Irani ka raportuar fatalitetin e parë nga VRLM, duke thënë se virusi e vrau një grua 53 vjeçare në qytetin juglindor të Kermanit.
XS
SM
MD
LG