Ndërlidhjet

BE do bashkëpunojë me qeverinë palestineze


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Bashkimi Evropian do të punoj me qeverinë e re palestineze, me kushtin që do i përmbahet parimit të paqes me Izraelin mbështetur në opsionin e dy shteteve, është njoftuar të martën.

Administrata amerikane tashmë ka njoftuar se do të bisedonte me qeverinë e unitetit që presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abbas e inagurojë të hënën në bazë të një marrëveshje pajtimi në mes të grupit islamik, Hamas, që avokon shkatërrimin e Izraelit.

Lideri palestinez që përkrahet nga perëndimi ka thënë se administrata e tij do t’i respektojë marrëveshjet që janë arritur përmes procesit momentalisht të bllokuar të paqes me Izraelin.

Ne mirëpresim...deklaratën e Presidentit Abbas që qeveria e tij është e përkushtuar ndaj principit për krijimin e dy shteteve në bazë të kufinjëve të vitit 1967, njohjes së të drejtës së Izraelit për të ekzistuar”, ka thënë BE-ja përmes një komunikate.

Ndërkaq Izraeli e ka kritikuar krijimin e qeverisë së unitetit.

“Hamasi është një organizatë e pamëshirshme terroriste, përgjegjëse për vrasjen e shumë civilëve dhe një organizatë që thotë se shteti im, Izraeli, duhet të shkatërrohet”, ka thënë Mark Regev, zëdhënës i kryeministrit, Benjamin Netanjahu.
XS
SM
MD
LG