Ndërlidhjet

Luftime të ashpra në Irak


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Luftime të ashpra në mes të forcve të sigurisë së Irakut dhe kryengritësve kanë ndodhur në krahinën perëndimore të Anbarit.

Në qytetin e Falluxhas, shërbimi irakian i Radios Evropa e Lirë, raporton se spitali i përgjithshëm i qytetit është granatuar duke shkaktuar së paku 10 viktima dhe 18 të lënduar.

Kampusi i Kolegjit për Bujqësi të Universitetit të Falluxhas gjithashtu është sulmuar, por nuk është raportuar për viktima.

Forcat qeveritare irakiane janë duke luftuar kundër militantëve që kanë lidhje me Al Kaidën, të cilët po e mbajnë nën kontroll Falluxhan dhe disa pjesë të kryeqytetit të kësaj krahine, Ramadin.
XS
SM
MD
LG