Ndërlidhjet

Obama takon sot Poroshenkon


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, takon sot presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Takimi në Varshavë vjen një ditë pasi Obama është zotuar se do të shpenzojë një miliard dollarë për të dërguar më shumë trupa amerikane në Evropë, në baza të përkohshme.

NATO-ja akuzon Rusinë se qëndron prapa revoltës në lindje të Ukrainës.

Të martën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se aleanca së shpejti do të finalizojë një paketë, e cila ka për qëllim modernizimin dhe reformimin e forcave të armatosura të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG