Ndërlidhjet

logo-print

G7 diskuton sanksione ndaj Rusisë


Bruksel

Bruksel

Udhëheqësit e G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, pritet të rikonfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar sanksionet ndaj Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

Samiti dyditor i G7-ës nis sot në Bruksel.

Ky takim, fillimisht, është paraparë të zhvillohet në Soçi të Rusisë, por është riaranzhuar pasi Moska ka aneksuar Krimenë në muajin mars.

Burimet diplomatike thonë se G7-a do të bëjë edhe përpjekje diplomatike e politike për të zgjidhur krizën në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG