Ndërlidhjet

Rohani: Irani ka të drejta bërthamore


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se qeveria e tij do të mbrojë të drejtat bërthamore të Republikës Islamike dhe do të punojë për t’iu dhënë fund sanksioneve ndërkombëtare.

Rohani është kritikuar nga ekstremistët se bën shumë lëshime ndaj Perëndimit.

Sipas një marrëveshjeje të përkohshme, të arritur në muajin nëntor, Irani është pajtuar të frenojë disa aktivitete bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Perëndimi dyshon se Irani po krijon fshehurazi armën bërthamore.

Takimi për të finalizuar marrëveshjen do të mbahet këtë muaj.
XS
SM
MD
LG