Ndërlidhjet

Kryeministri i Kanadasë viziton Ukrainën


Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper.

Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper.

Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, do të udhëtojë për në Ukrainë më 7 qershor, për të ndjekur ceremoninë e betimit të presidentit të ri, Petro Poroshenko.

Harper ka thënë se Kanadaja do që të tregojë mbështetje për Ukrainën, për prosperitetin dhe stabilitetin e saj.

Ai ka thënë se ukrainasit meritojnë një qeveri që mund t’i mbrojë ata nga kërcërnimet e jashtme.

Harper e ka etiketuar presidentin rus, Vladimir Putin, si kërcënim për paqen e botës, pasi Rusia ka aneksuar Krimenë.

Në Kanada jetojnë rreth një milion njerëz me origjinë ukrainase.
XS
SM
MD
LG