Ndërlidhjet

SHBA: Zgjedhjet në Siri, të turpshme


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, duke votuar.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, duke votuar.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se zgjedhjet e djeshme presidenciale në Siri kanë qenë “të turpshme”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka akuzuar regjimin e Bashar al-Assadit për “vrasjen e elektoratit që do të duhej ta përfaqësonte dhe ta mbronte”.

Siria është mbërthyer në luftë civile për më shumë se tre vjet. Mbi 160,000 njerëz kanë humbur jetën në luftime.

Zgjedhjet nuk janë zhvilluar në zonat që nuk kontrollohen nga forcat e Assadit.
XS
SM
MD
LG