Ndërlidhjet

Dzhemilev nderohet me Çmimin Lech Walesa


Mustafa Dzhemilev
Mustafa Dzhemilev
Polonia ka nderuar liderin tatar të Krimesë, Mustafa Dzhemilev, me Çmimin e Solidaritetit Lech Walesa dhe me një shumë prej një milion eurosh.

Ceremonia që është zhvilluar të martën në Varshavë është ndjekur edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe presidenti i zgjedhur i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ky i fundit e ka quajtur Dzhemilevin “hero të madh të Ukrainës”.

Dzhemilev ka qenë disident gjatë kohës sovjetike, kur njerëzit e tij – grup etnik turk – janë persekutuar.

Së fundmi, ai ka protestuar aneksimin e Krimesë nga Rusia.
XS
SM
MD
LG