Ndërlidhjet

SHBA kërkon falje për shkëmbimin e të burgosurve


Bowe Bergdahl, ushtari amerikan që mbahej rob në Afganistan.
Bowe Bergdahl, ushtari amerikan që mbahej rob në Afganistan.
Administrata Obama u ka kërkuar falje ligjvënësve kryesorë, për faktin se nuk i ka njoftuar ata në lidhje me shkëmbimin e pesë talibanëve të burgosur për një ushtar amerikan, i cili është mbajtur rob në Afganistan për gati pesë vjet.

Senatorët Dianne Feinstein nga Kalifornia dhe Saxby Chambliss nga Gjeorgjia kanë thënë se zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë u kanë thënë atyre se mungesa e njoftimit ka qenë gabim.

Feinstein (demokrate) dhe Chambliss (republikan) janë në Komitetin e Zgjedhur të Senatit për Inteligjencën.

Ligji, i nënshkruar në muajin dhjetor, kërkon nga administrata që ta njoftojë Kongresin 30 ditë përpara se ta lirojë ndonjë të burgosur nga burgu ushtarak në Guantanamo.
XS
SM
MD
LG