Ndërlidhjet

Njerëzit me pikëpamje më negative për Rusinë


Moskë

Moskë

Pikëpamjet e njerëzve për Rusinë janë përkeqësuar fuqishëm që nga viti i kaluar, transmeton BBC anketën e Institutit GlobeScan/Pipa.

Anketa, e cila është zhvilluar në 24 vende dhe kryesisht para krizës në Krime, tregon se njerëzit kanë pasur qëndrime më negative ndaj Rusisë në vitin e kaluar, krahasuar me çdo kohë qysh në vitin 2005.

Ajo po ashtu tregon se edhe pikëpamjet për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian janë përkeqësuar.

Megjithatë, Gjermania e ka ruajtur pozicionin e saj si vendi më pozitiv.

Irani dhe Koreja e Veriut, ndërkaq, kanë mbledhur vlerësimet më negative.

Në periudhën dhjetor 2013 – prill 2014, 24,542 njerëzve u është kërkuar të renditin 16 vende dhe BE-në në bazë të ndikimit të tyre në botë - negativ apo pozitiv.
XS
SM
MD
LG