Ndërlidhjet

BE vendos vëzhguesit afatshkurtër


Prishtinë
Prishtinë
Bashkimi Evropian ka shpëndarë sot në Kosovë dhjetëra vazhgues afatshkurtër, të cilët do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

“Sot, vëzhguesit tanë afatshkurtër janë vendosur në zonat e përgjegjësisë. Ata do të shkojnë në të gjithë Kosovën, në të gjitha komunat. Do të takojnë zyrtarë lokalë zgjedhorë, partitë lokale politike, do të ndjekin ndonjë tubim parazgjedhor, do të takojnë anëtarët e shoqërisë civile, vëzhguesit e brendshëm, si dhe përfaqësuesit e mediave”, ka thënë zëdhënësja e misionit vëzhgues të zgjedhjeve nga BE-ja, Sarah Crozier.

Zëvendësshefi i ekipit vëzhgues, Marian Gabriel, ka konfirmuar po ashtu se vëzhguesit do të vendosen në të gjitha zonat, përfshirë edhe veriun.
XS
SM
MD
LG