Ndërlidhjet

logo-print

Publikohet videoja e dorëzimit të Bergdahlit


Pamje nga videoja që kanë publikuar talibanët

Pamje nga videoja që kanë publikuar talibanët

Talibanët kanë publikuar një video 17-minutëshe, e cila tregon dorëzimin e ushtarit amerikan, Bowe Bergdahl, te forcat e Shteteve të Bashkuara në lindje të Afganistanit.

Bergdahl është shkëmbyer më 31 maj me pesë të burgosur talibanë, që janë mbajtur në burgun ushtarak të SHBA-së në Guantanamo.

Videoja tregon Bergdahlin të ulur në një kamionçinë të bardhë.

Militantët e armatosur janë të stacionuar në një kodër, derisa dalin në pamje helikopterët amerikanë.

Një helikopter ateron dhe Begdahl dorëzohet nga rrëmbyesit e tij te tre burra me veshje civile.

Bergdahl ka qenë ushtari i vetëm amerikan që është mbajtur rob në Afganistan. Ai është kapur në korrik të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG