Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga priti ndihmëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së


Prishtinë, 4 qershor 2014.

Prishtinë, 4 qershor 2014.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ndihmëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së për misionet paqeruajtëse, Edmond Mulet.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Jahjaga ka njoftuar Muletin me zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për procesin e dialogut me Serbinë dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen këtë të diel.

Jahjaga po ashtu ka shprehur përkushtim për të vazhduar bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara dhe ka thënë se institucionet e Kosovës do të kontribuojnë që, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, të përmbyllin me sukses misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

Ndihmëssekretari i përgjithshëm i OKB-së për misionet paqeruajtëse, Mulet, ka vlerësuar përparimet e arritura në Kosovë dhe ka theksuar përkushtimin e institucioneve ndërkombëtare për avancimin e të gjitha proceseve në Kosovë, thuhet në njoftim.

Mulet ka thënë se dialogu dhe përafrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian mbesin shtyllat qendrore të angazhimit të OKB-së në Kosovë.
XS
SM
MD
LG