Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Aleatët evropianë s’do të mbeten vetëm


Presidenti Obama në Varshavë

Presidenti Obama në Varshavë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka riafirmuar angazhimin “e palëkundur” të SHBA-së për sigurinë e Polonisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s në Evropën Lindore dhe Qendrore, pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë.

“Polonia nuk do të mbetet kurrë vetëm. Estonia nuk do të mbetet kurrë vetëm. Letonia nuk do të mbetet kurrë vetëm. Lituania nuk do të mbetet kurrë vetëm. Rumania nuk do të mbetet kurrë vetëm”, ka thënë Obama gjatë fjalimit në Varshavë.

Ai ndodhet atje me rastin e 25-vjetorit të zgjedhjeve të para demokratike në Poloni.

Duke iu adresuar masës në Sheshin e Kështjellës, Obama ka tërhequr paralele midis ngjarjeve në Poloni 25 vjet më parë dhe situatës aktuale në Ukrainë.

“Ne nuk do të pranojmë pushtimin rus të Krimesë dhe shkeljen e sovranitetit të Ukrainës”, ka thënë Obama.

Presidenti amerikan ka takuar sot në Varshavë edhe presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko.
XS
SM
MD
LG