Ndërlidhjet

Lituania nis përdorimin e euros më 2015


Ilustrim
Ilustrim
Komisioni Evropian ka rënë dakord që Lituania të nisë përdorimin e euros nga një janari i vitit 2015.

Komisionari për Ekonomi i BE-së, Olli Rehn, ka thënë se “gatishmëria e Lituanisë për të miratuar euron reflekton mbështetjen e saj afatgjate për politikat e matura fiskale dhe reformat ekonomike”.

Lituania do të bëhet shteti i 19-të që përdor euron.

Kryeministri i Lituanisë, Algirdas Butkevicius, ka thënë se miratimi i euros do të çojë në “siguri më të madhe ekonomike, financiare, politike dhe kombëtare”.
XS
SM
MD
LG