Ndërlidhjet

Rasmussen: Rusia të respektojë rrugën e Gjeorgjisë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se Rusia duhet të pranojë vendimin e Gjeorgjisë për të ndjekur integrimin në aleancën ushtarake dhe në Bashkimin Evropian.

“Njerëzit e Gjeorgjisë kanë zgjedhur rrugën që çon drejt anëtarësisë në BE dhe në NATO. Kjo është zgjedhja e tyre sovrane. Ne e respektojmë atë. Duhet ta respektojë edhe Rusia”, ka thënë Rasmussen për gazetarët në Bruksel.

Rasmussen ka lavdëruar përpjekjet e Gjeorgjisë për të reformuar ushtrinë e saj dhe ka thënë se Tbilisi duhet të bëhet anëtar i NATO-s nëse përmbush kriteret e nevojshme.

Ai ka thënë se ministrat e jashtëm të NATO do të adresojnë këtë muaj raportet e progresit për Gjeorgjinë dhe vendet e tjera që synojnë anëtarësimin.
XS
SM
MD
LG