Ndërlidhjet

Kerry në vizitë të papritur në Liban


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Bejrut, në një vizitë të papritur.

Ai pritet të zhvillojë bisedime me kryeministrin libanez, Tammam Salam, kryetarin e parlamentit, Nabih Berri, dhe patriarkun Beshara Rai.

Vizita ndodh në kohën kur Libani po përpiqet të përballojë praninë e më shumë se një milion refugjatëve sirianë dhe palestinezë, që kanë nevojë të madhe për ndihmë.

Gjatë vizitës, Kerry po ashtu pritet të bëjë publike ndihmën prej 290 milionë dollarësh për agjencitë e Kombeve të Bashkuara, që punojnë me refugjatët.
XS
SM
MD
LG