Ndërlidhjet

logo-print

Perëndimi: Irani të bashkëpunoj intensivisht me ANEB-in


Selia e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë

Selia e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë

Fuqitë perëndimore i kanë bërë thirrje Iranit që ta shtoj bashkëpunimin e vet me Agjencinë Për Energji Bërthamore (ANEB) lidhur me hetimet për programin e dyshuar iranian se ka për qëllim prodhimin e bombës atomike.

Në një takim të sotëm të Bordit të kësaj agjencie në Vjenë, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët, i kanë mirëpritur shenjat se Irani ka filluar të angazhohet me inspektorët e ANEB-it, por kanë kërkuar, poashtu, që bashkëpunimi të intensifikohet.

Hetimet e ANEB-it po zhvillohen paralelisht me bisedmet e Vjenës, ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Britanisë, Kinës, Francës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë.

Qëllim i palëve është që të arrihet një marrrëveshje gjithëpërfshirëse deri më 20 korrik.
XS
SM
MD
LG