Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – 5 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Pakistan

Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Pakistan

Nga një sulm vetëvrasës në Pakistan janë vrarë pesë vetë.

Ushtria pakistaneze ka njoftuar se nga ky sulm në kryeqytetin Islamabad, janë vrarë dy oficerë të ushtrisë dhe tre civilë.

Përgjegjësinë për sulmin e sotëm e kanë marrë talibanët e Pakistanit.

Zëdhënësi i talibanëvve, Shahidullah Shahid, tha se sulmi ishte hakmarrje “për bombardimet nga aeroplanët luftarakë të pakistanit kundër njerëzve të pafajshëm në hapësirat fisnore”.
XS
SM
MD
LG