Ndërlidhjet

Pekin: Siguri e ashpër në Sheshin Tiananmen


Një grup i gazetarëve në mbështetje të protestuesve në Sheshin Tiananmen në Pekin në vitin 1989
Një grup i gazetarëve në mbështetje të protestuesve në Sheshin Tiananmen në Pekin në vitin 1989
Forca shtesë të policisë dhe ushtrisë janë vendosur në qendër të kryeqytetit Pekin në Kinë, sot në 25 vjetorin e goditjes së përgjakshme kundër protestueve në Sheshin Tiananmen.

Gazetarët e jashtëm janë mbajtur larg nga sheshi, ndërsa policia i ka kontrolluar dokumentet e kalimtarëve të rastit.

Në Kinë nuk lejohet diskutim publik për ngjarjet e 3 dhe 4 qershorit të vitit 1989, kur ushtarët me tanke i vranë qindra protestues, që kërkonin reforma politike.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kinës që të japin njoftime për demonstruesit që janë vrarë, burgosur ose konsiderohen të zhdukur, gjatë dhe pas protestave në Tiananmen, para 25 vitesh.
XS
SM
MD
LG