Ndërlidhjet

logo-print

BE: Marrëveshja me Ukrainën – në fund të qershorit


Herman Van Rompuy

Herman Van Rompuy

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, thotë se BE-ja do t’i nënshkruaj pjesët e mbetura të Marrëveshjes për Asocim me Ukrainën, në fund të këtij muaji.

Duke folur sot në Bruksel, zoti Rompuy tha se kjo marrëveshje do të nënshkruhet jo më larg se më 27 qershor, në ditën e dytë përfundimtare të samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së.

BE-ja dhe Ukraina, në muajin mars, e kanë nënshkruar pjesën politike, atëherë kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar aneksimin e Krimesë së Ukrainës.
XS
SM
MD
LG